Volodymyr Zelenskiy njoftoi sot se Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një zëdhënës i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Një tjetër kthim i popullit tone, diçka që ne gjithmonë presim dhe punojmë pa u lodhur për ta arritur. Ne duhet të sjellim në shtëpi secilin nga njerëzit tanë, si ushtarakë ashtu edhe civilë,” tha Zelensky, duke njoftuar shkëmbimin e 56-të të tillë me Rusinë.

Shefi i tij i shtabit, Andriy Yermak, tha se ukrainasit që ishin liruar përfshinin shtatë civilë së bashku me personelin e forcave të armatosura, gardës kombëtare, policisë dhe shërbimit të rojes kufitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb