Ekziston një polemikë e vazhdueshme në lidhje me përfitimet dhe rreziqet shëndetësore të vezëve ndërmjet shkencëtarëve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, të rriturit nuk duhet të konsumojnë më shumë se 300 miligramë kolesterol përgjatë një dite. Një vezë e madhe posedon përreth 186 miligramë të kolesterolit, gjersa një e vogël 141 sosh.Në anën tjetër, shumë njerëz besojnë se vezët rrisin rrezikun e demences dhe sëmundjes së Alzheimerit.

Megjithatë, studiuesit finlandezë zbuluan se ngrënia e vezëve në baza ditore ndihmon në shtimin e funksionit të trurit.

Për studimin e tyre, të botuar në revistën ‘American Journal of Nutrition Clinical’, shkencëtarët analizuan dietat e rreth 2,500 meshkujve të moshës midis 42 dhe 60 vjeç gjatë 22 viteve.

Në fillim të analizës, asnjë nga pjesëmarrësit nuk u diagnostikuan me një çrregullim të kujtesës, siç është Alzheimeri ose demenca.

Nga 2500 burra, 337 zhvilluan një gjendje neurologjike në një moment – me shumicën që vuanin nga sëmundja e Alzheimerit.

Megjithë besimin e përgjithshëm se kolesteroli dietik ka një ndikim modest në nivelet e kolesterolit në gjak, profesor Jyrki Virtanen, profesor zëvendësues në epidemiologjinë ushqimore në Institutin e Shëndetit Publik dhe të Ushqimit Klinik në Universitetin e Finlandës Lindore në Kuopio tha se kolesteroli dhe konsumi i vezëve nuk shoqërohen me rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Ai gjithashtu shtoi se supozohet se kolesteroli dietik ka një ndikim më të madh në nivelet e kolesterolit në gjak midis bartësve të gjenit APOE4.

Për më tepër, të dhënat gjithashtu treguan se konsumi i rregullt i vezëve nuk rrit rrezikun e një çrregullimi të kujtesës, madje as në individë që janë të predispozuar.

Studimi u financua nga Universiteti i Finlandës Lindore dhe Virtanen shtoi se nuk mori fonde nga industria e vezëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: