Mes buxheteve të rrudhura dhe detyrimit për të arritur standardet e BE-së në kërkimin shkencor, Inteligjenca artificiale, përtej të gjitha debateve, duket se po i jep një dorë shkencës shqiptare. Përtej vendit tonë, Mjekësia, ekonomia, nanoteknologjia janë fushat në të cilat ajo po aplikohet, tha Akademikja e asociuar Kozeta Sovrani.
“IA po ndikon në kërkimin akademik. Në ekonomi, algoritmet e IA mund të përcaktojnë lëvizjet e tregut për të bërë përcaktimin e çmimi të bansesave. Në mjekësi, modelet e IA mund të parashikojnë rezultatet e sëmundjeve bazuar në procesimin e imazheve që merren nga ekot, skanerat apo rezonacna manjetike”, u shpreh ajo.
Inteligjenca artificiale, sipas saj po ndihmon në përpunimin e sasive të mëdha të dhënave, në parashikimin e tendencave e sjelljeve, bazuar në të dhëna historike, por duket se kjo fushë tashmë po zëvendëson njeriun duke përkthyer, përmbledhur, strukturuar, apo ideuar punimet, paçka se kjo shihet më së shumti si arritje e njeriut përmes Inteligjencës artficiale jo si humbje e njeriut.
“Algoritmet e IA –së po përdorën për monitorimin e mjedisit, identifikimit të ndotjes duke sjellë të dhëna për politikat mjedisore. Në shkencat natyrale e teknike, si fizika, kimia e biologjia, IA po përdoret për të bërë simulime dhe modelime duke i lejuar studiuesit të testojnë hipoteza, dhe parashikojnë rezultate”, tha Sovrani.
Ndërsa IA zëvendëson njeriun, jo vetëm te theksimi i gjërave të dukshme, por edhe në kryerjen e proceseve të tëra, duket se dijebërja, do të duhet të vihet në mbrojtje. Në anën tjetër, vendi i Shqipërisë në këtë trend duket ende i pasigurtë për shkak të kushteve në lëmoshë shkencore.
(BalkanWeb)