SHBA- Shkencëtarët amerikanë pas studimeve kanë arritur në përfundimin se 2014 ishte viti më i nxehtë në tokë që prej vitit 1880. Gjatë 2014 janë temperaturat më të larta janë regjistruar në Evropë, SHBA dhe Australi.

Më herët edhe Organizata Botërore Meteorologjike kishte parashikuar se 2014 mund të jetë viti më i nxehtë ndonjëherë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se temperaturat në tokë dhe oqeane në mbarë botën i tejkaluan temperaturat mesatare nga muaji janar deri në tetor.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike temperaturat e larta rekord janë kryesisht si rezultat i rritjes së temperaturës së sipërfaqeve ujore globale, që duket se do të vazhdojnë të jenë mbi normalen edhe gjatë këtij viti.

Organizata thekson se temperaturat e regjistruara që nga janari ndodhën në mungesë të formimit të plotë të stuhisë El Nino, fenomen ky që ngroh ujin e Oqeanit Paqësor dhe shkakton nxehjen e atmosferës. Në vitet kur vërehet fenomeni El Nino temperaturat janë zakonisht më të larta.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: