Shkencëtarët e Universitetit të Hardvard kanë arritur në përfundimin se të paktën një e treta e vdekjeve të hershme mund të parandalohen nëse të gjithë njerëzit të paktën një herë një jetë kalojnë në një dietë vegjetariane.

Pa marr parasysh se a është fjala për dhembshuri, apo për shkak të shqetësimit natyror ose ndoshta ngritja e vetëdijes për të jetuar shëndetshëm, njerëzit vazhdimisht janë duke hequr dorë nga ngrënia e mishit dhe produkteve tjera që vijnë nga kafshët.

Dr. Walter Willet, profesor i epidemologjisë dhe ushqimit në shkollën e mjeksisë së Hardvardit, ka thënë se dietat me bazë bimore janë të nënvlerësuara, raporton “WMHB”.

Shifrat nga zyra e statistikave kombëtare sugjerojnë se rreth 24% ose 141,000 vdekjeve në vit, vetëm në Britani ishin të parandalueshme, shumica e këtyre personave të vdekur ishin për shkak duhanit, alkoolit dhe mbi peshës.

Shifrat e reja nga Hardvard tani sugjerojnë se minimumi 200.000 jetë mund të shpëtohen, nëse çdo vit njerëzit thjesht heqin dorë nga ngrënia e mishit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: