Roboti punon duke përdorur një tru të rritur në laborator, një masë qelizash dhe një çip kompjuteri që ndërveprON me sistemin nervor të trurit.

Ai është përshkruar si një “tru në një çip” që funksionon njësoj si truri i njeriut, duke përdorur sensorë dhe një algoritëm të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, i cili e shtyn robotin të lëvizë, të kapë objekte dhe të shmangë pengesat.

Ekipi pretendon se truri tregon shenja inteligjence ngjashëm me trurin e njeriut, duke lëvizur në mënyrë autonome ekstremitetet e tij dhe mund të zbulojë metoda për riparimin e dëmtimit të korteksit cerebral të njeriut dhe të krijojë teknika të tjera për të shëruar çrregullimet neurologjike.

Shkencëtarët kinezë përdorën qelizat staminale për të ndërtuar trurin.

Ata e lidhën atë me një çip kompjuteri që i kalon udhëzimet trupit të robotit që është një përzierje e qelizave njerëzore dhe çipave kompjuterikë që funksionojnë si truri i njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: