“Të gjitha karkalecat e analizuar nga shkencëtarët treguan gjurmë të kokainës, si dhe gjurmë të ketaminë, pesticideve dhe ilaçeve”. Alarmin e vë një studim i publikuar nga King’s College i Londrës, që ka analizuar krustakët që gjendeshin në 15 rrjedha ujore në kontenë e Suffolk. “Ne duhet të kuptojmë nëse ato mund të jenë të rrezikshme për shëndetin”, shtojnë shkencëtarët.


Thomas Miller, studiues dhe promotor i studimit, shpjegoi se shkaku i këtij fenomeni është ndotja e ujërave me shkarkime industriale dhe urbane.


“Karkalecat kishin një sasi minimale të substancave toksike brenda trupave të tyre – shpjegoi ai në faqen zyrtare të Universitetit – dhe besoj se ka një ndikim minimal në shëndetin e njeriut. Megjithatë ne jemi përballë një rreziku serioz për mjedisin dhe faunën lokale “.


Hulumtimi është pjesë e një problemi më të gjerë europian: sipas Agjencisë Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësive, vlerësohet se rreth 46 milionë njerëz në të gjithë kontinentin, në 70 qytete, jetojnë pranë ujërave që janë shumë të ndotura nga të gjitha llojet e drogave, sidomos ekstazisë.

Karkaleca me shije kokaine  nuk është një gjë e re në Angli. Pikërisht Kolegji i Mbretit, pas një studimi nga “Federiko II” i Napolit, publikoi një studim për ngjalat, të cilat janë bërë “agresive dhe hiperaktive” për shkak të gjurmëve të tepërta të drogës në ujërat e lumenjve.

Sistemet britanike të kanalizimeve, në fakt, kanë një sasi jashtëzakonisht më të lartë të substancave toksike sesa mesatarja evropiane. Shkaku? Urina qytetare.

(m.k/BalkanWeb)