Shkencëtarët kanë zbuluar 3 ekzoplanetë të rinj, të cilët ndodhen 12 vite dritë larg Tokës. Sipas asaj që raporton “Science Alert”, shkencëtarët dhe hulumtuesit duke përdorur teleskopin e madh 3,6 metra të Observatorit Jugor Evropian në kampusin La Silla në Kili kanë arritur të zbulojnë 3 ekzoplanetë të mëdhenj shkëmborë 1,4 deri 1,8 herë më të mëdha se Toka.

Këto ekzoplanetë ndodhen 12 vite dritë larg Tokës dhe gjenden në orbitën e një ylli xhuxh me masë të ulët. Rezultate e kërkimit janë publikuar në revistën “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”,revistë kjo që njihet edhe për besueshmëri të lartë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: