Në vitin 2014, shumë shkencëtarë kanë arritur t’ia kthejnë shikimin të verbërve dhe dëgjimin të shurdhërve, por ende nuk kemi arritur të zbulojmë një mënyrë për parandalimin e rënieve të flokëve. Sidoqoftë, viti 2015 na dëshmon të kundërtën, pasi hulumtuesit e Spanjës besojnë se e kanë gjetur një mënyrë për rritjen e reja të flokëve duke e përdorur sistemin mbrojtës të imunitetit të trupit për t’i stimuluar qelizat steaminale në lëkurën përreth.

Teknologjia me qeliza steaminale po përdoret për çdo gjë, duke filluar nga trajtimi i HIV-it, për ta larguar sëmundjen neurodegjeneruese – pra, përse të mos përdoret edhe për një problem kaq të zakonshëm, siç është rënia e flokëve? Sipas një konference të fundit për shtyp, shkencëtarët e kanë zbuluar një mënyrë për t’i manipuluar makrofagat, lloj i caktuar i qelizave të bardha të gjakut në gjëndra reaktive të flokëve. Rezultati i kësaj? Jo më rënie e flokëve.

Pavarësisht se studimi është kryer te minjtë, Dr. Mirna Perex-Moreno, udhëheqësja e këtij hulumtimi, dhe ekipi i saj besojnë se rezultate të njëjta mund të aplikohen edhe te njerëzit. Studimi është ende në fazat e hershme, megjithatë pritet që të përdoret si trajtim për rënien e flokëve – dukuri e cila shkaktohet nga predispozitat gjenetike dhe hormonet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: