Shkencëtarët në Australi kanë zgjidhur një mister të fundit të çuditshëm, pasi portokallet e prera ndryshonin ngjyrë brenda natës duke u bërë të purpurta.

”Hetimi” u ndërmor pasi Neti Moffitt, një nënë australiane njoftoi gjetjen e disa fetave portokallesh misterioze pasi ajo i kishte prerë, një natë më parë djalit të saj dyvjeçar, disa feta.

“Dukej sikur dikush i kishte ngjyrosur, por ju garantoj ne nuk u kam bërë asgjë”, tha ajo për BBC.

Frutat thuhet se shijoheshin normalisht dhe nuk shkaktuan efekt tek fëmija, por askush nuk mund të shpjegonte pse ngjyra kishte ndryshuar.

Autoritetet australiane të shëndetësisë thanë se kishte qënë një reagim i natyrshëm midis frutave dhe thikës së mprehur.

Stewart Carswell, shefi kimist në Departamenti e Shëndetësisë në Queensland, tha se “analiza të shumta” janë kryer për të përcaktuar shkaqet.

Rezultatet treguan se antioksidantët natyrorë që ndodhen në portokall kishte reaguar me grimcat e hekurit të gjetura në tehun e thikës duke i shndruar në ngjyrë të purpurt.

Carswell e përshkroi hetimin si të pazakontë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb