Jehona e ‘Jonit’ duket se ka ngjallur kureshtjen e pushuesve të huaj, të cilët këtë vit kane zgjedhur jugun e Shqipërisë, për të kaluar disa ditë të pushimeve të tyre.

Pas aktores turke Farah Zeynep Abdullah, njohur në vendin tonë në telenovelën turke “Kurt Sejiti dhe Sura”, është shkencëtari amerikan, Jonathan Rothberg i cili këtë vit është tërhequr nga ujërat shqiptare.

Jahti i tij luksoz është parë të ankorohet mbrëmjen e së hënës në plazhin e Jalit, ndër plazhet më tërheqës të rivierës shqiptare, i cili shquhet për rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta. Rothberg ka zgjedhur të ankorojë në Jal, pranë “Folie Marine”.

Whatsapp Image 2019 07 23 At 09.17.34

Kush është Jonathan Marc Rothberg
Jonathan Marc Rothberg, i lindur në 1963, është një shkencëtar dhe sipërmarrës amerikan.
Rothberg është më i njohur për kontributin dhënë në njohjen e një sekuence të ADN-s. I diplomuar në Universitetin e Yale në vitin 1991, ai themeloi së pari “Curagen”, një nga kompanitë e para gjenomike.
Pasi mjekët konstatuan se djali i tij ishte i prekur nga një sëmundje e frymarrjes, Rotheberg themeloi “454 Life Science”, si një pajisje për diagnostikimin e sëmundjeve të trashëguara duke marrë material nga ADN-ja. “454 Life Science” dhe “Baylor College of Medicine Genome Center” ishin të parët që përfunduan dhe bën publike sekuencën e një gjenomi njerëzor, rezultatet e të cilit u publikuan edhe në revistën “Nature”.

Jonathan Rothberg

Pasi u largua edhe nga “454 Life Science”, Rotheberg themeloi “RainDance Technologies”, “Ion Torrent” si edhe më pas rrjetin “Butterfly”, ku përfshihet inteligjenca artificiale.

Rotherberg është vlerësuar me “Medaljen Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit” nga Presidenti Barack Obama në vitin 2016 për “shpikjen e tij të parë dhe komercializimin e teknologjive sekuenciale të gjeneratës së ardhshme të ADN-së, duke e bërë aksesin në informacionin gjenetik më të lehtë, më të shpejtë dhe me kosto më të ulëta për studiuesit në mbarë botën”.

Ai është vlerësuar edhe me “Medaljen e Teknologjisë të Connecticut” në vitin 2010 si edhe “Medaljen Ëilbur” si një nxënës i dalluar i Universitetit Yale. Rothberg hyri në listën e Fortune Magazine të vitit 2001, të 40 amerikanëve më të pasur nën 40 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb