Shkencëtari kinez që pretendon se ka ndihmuar në sjelljen në jetë të foshnjeve të para me gjene të modifikuara, lajmëron se një shtatëzani e dytë po zhvillohet.

Kjo do të thotë se foshnje të tjera me gjene të modifikuara po vijnë.

Jiankui zbuloi shtatëzaninë e dytë të mërkurën gjatë një konferencë ndërkombëtare në Hong Kong, ku bëri komentet e para rreth punës së diskutueshme të tij.

Ndërsa foshnjet e para, vajzat binjake, lindën këtë muaj në Kinë dhe gjenet e tyre u modifikuan për t’i rezistuar virusit HIV.

He Jiankui tha se ADN-ja e tyre është modifikuar duke përdorur CRISPR, një teknikë që lejon shkencëtarët të heqin dhe zëvendësojnë një fije floku me përpikmëri.

Ai tha se foshnjat, të njohura si “Lulu” dhe “Nana”, megjithëse nuk janë emrat e tyre të vërtetë, kanë lindur përmes fertilizimit in vitro, por duke përdorur një vezë që është modifikuar para se të futej në mitër.

Shkencëtarët e tjerë kanë dënuar eksperimentin, dhe universitetet e grupet qeveritare po bëjnë hetime.

Nëse rezulton e vërtetë do shkaktojë një shqetësim të madh pasi ndryshimet në një embrion trashëgohen në gjeneratat e ardhshme dhe mund të ndikojnë përfundimisht në të gjithë gjenet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: