Shkëndija e Tetovës ishte vetëm një ide, pasi Christian Panucci zgjedh Kroacinë për të vazhduar karrierën e tij, pas aventurës zhgënjyese në kombëtaren shqiptare. Tekniku italian do të marrë drejtimin e skuadrës së Osijekut. Të sigurta për këtë janë mediat në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tyre, Panucci ka firmosur me klubin kroat, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi dhe prezantimi i tij zyrtar. Ish-trajneri i përfaqësueses kuqezi ishte në tratativa edhe me Aris të Selanikut në Greqi, ndërsa ditët e fundit emri i tij u afrua edhe me skuadrën tetovare të Shkëndijës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: