Shkëndija-Shkupi ka qenë dhe do mbetet një nga sfidat më interesante të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të rivalitet që kanë dy ekipet e Tetovës dhe të Shkupit. Por kësaj here, derbi i madh i fushës dhe tribunave, do të kthehet në një ndeshje solidariteti.

Shkendja
Shkendja

Njoftimin e ka dhënë vetë Shkëndija, që ka njoftuar nismën në faqen e saj në Facebook. “Të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes Shkëndija vs Shkupi do të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri”, shkruan klubi tetovar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb