PRISHTINE – Duket disi e pabesueshme, por Shkëndije Mujaj, e njohur kryesisht për të pasmet e saj dhe fotografitë gjysmë nudo, është një besimtare që zbaton me përpikmëri obligimet e fesë islame.Në një intervistë në emisionin “Kojshia Show”, Shkëndija thekson se beson në Zot dhe i përulet atij, duke u falur 5 herë në ditë

“Unë falem, e di pse e bëj. E bëj sepse është përulje, përulje ndaj Krijuesit. Përulna e kujtoj 5 herë, krejt i le dhe shkoj përulem. Unë engjëll nuk jam, bëj dhe gabime. Unë gjithmonë kam besu në Zot por nuk e kam ditur lidhjen me Islamin. Kam fillu me lexu. Më ka tërhek dhe e kam gjetur veten”- është shprehur Shkëndija.

Bukuroshja kosovare thotë se ka vizituar edhe Mekën, por jashtë kohës së Haxhit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: