Policia e Tiranës ka njoftuar se një ashensor është shkëputur nga nga kati i pestë i një pallati dhe ka përfunduar në katin zero.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Unazë të Re”, ndërsa brenda ashensorit kanë qenë një çift bashkëshortësh.
BalkanWeb mëson se të gruaja ka përfunduar në spitalin e Traumës ku është jashtë rrezikut të jetës, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka pësuar dëmtime.
Kujtojmë se gjendja e ashensorëve kontrollohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes se Tregut.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).
Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.
Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)