Nga ELIONA KODRA* SHKODËR- 11 vite nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. 11 vjet më parë një gomone e nisur me 36 persona në mënyrë të fshehtë nga brigjet e Palasës në jug të vendit, drejt Italisë do t’u kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa 8 të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur pa lënë gjurmë.
Nikoll Mhillaj dhe Ndoc Bjeshka në emër të familjarëve të viktimave dolën sot në një deklaratë për mediat, në përkujtim të të afërmve të tyre, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe prokurorisë që të hapin dosjen dhe të vihen para drejtësisë autorët e kësaj ngjarjeje.

Për shkak të motit të keq, dallgëve të larta dhe errësirës, udhëtimi i tyre drejt shpresës, për të cilin kishin paguar nga 1500 euro, përfundoi në ujërat e thella të Jonit. Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës, të moshës 15 deri në 33 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: