SHKODER – 20 familje në zonën e njohur si “Tre heronjtë” në Shkodër rrezikojnë të nxirren nga banesat, pasi tokës ku janë ndërtuar shtëpitë e tyre u ka dalë pronari.

Banorët pretendojnë se personi që pretendon pronësinë e tokës i ka falsifikuar dokumentet dhe favorizohet nga gjykata.

Banorët bëjnë apel për ndihmë, pasi përmbarimi u ka lënë afat deri më 23 tetor për të liruar banesat dhe ata rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: