SHKODER – Tre anëtarë të familjes Neziri në Shkodër kanë mbetur të plagosur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Zjarri ka rënë në banesën një katëshe në lagjen “Dergut”, rreth orës 22 e 30 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre anëtarët e kësaj familje, Islam Neziri 60 vjeç, bashkëshortja e tij dhe djali 26-vjeçar. Mësohet se 60-vjeçari është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vënë nga djali i shtëpisë, 26-vjeçari E .Neziri i cili është i sëmurë mendor.

Mësohet se djali kishte debatuar me prindërit, të cilët më pas e kishte kyçur me çelës në dhomë, duke i vënë flakën banesës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë të të moshuarve dhe kanë tentuar të futen në banesë, por nuk janë lejuar nga 26-vjeçari, derisa në vendin e ngjarjes mbërriti zjarrfikësja dhe 2 autoambulancat. Mësohet se familja Neziri kishte banuar në Vaun e Dejës, ndërsa prej një muaji jetonte në një banesë në lagjen “Dergut” të marrë me qira.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb