Policia në Fjerzë ka proceduar penalisht një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 31 vjeç, banues në fshatin Fjerzë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, njofton policia.

Ndërsa, bëhet me dije se 46-vjeçari që u gjet i mbytur në lumin Drin të Shkodrës është një shtetas i Kosovës nga Peja.

“Në vijim të informacionit të dhënë me datë 28.06.2024, se në ujërat e lumit Drin, në afërsi te urës së Bahçallëkut, ishte gjetur trupi i një shtetasi të paidentifikuar, ju bëjmë me dije se pas veprimeve hetimore dhe procedurale u mundësua identifikimi i këtij shtetasi, V. P., 46 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), shtetas kosovar, banues në Pejë, i cili dyshohet se është vetëhedhur në lumë. Punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit”, tha policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: