SHKODËR- Një 45-vjeçare është gjendur e pajetë në rrethana misterioze në tualetin e një mobilierie. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:45 në fshatin Melgushë të Shkodrës.

Trupi i pajetë i gruas me iniciale S.S. është transportuar pranë morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave. Ndërkaq policia ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës për ta marrë në pyetje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: