SHKODER – Një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëmbyer nga rrjedha e lumit Kir në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i pajetë i 70-vjeçarit, banor i fshatit Bardhaj, është gjetur pasditen e sotme në ujërat e lumit Kir.
Mësohet se i moshuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tentuar të kalonte lumin me këmbë, por është rrëmbyer nga rrjedha dhe për pasojë është mbytur. Banorët e zonës dhe punonjës të policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turpit të pajetë nga lumi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: