TIRANE-Kandidatja e djathtë Voltana Ademi kryeson garën për bashkinë e Shkodrës me 57.02 për qind të votave, kundrejt 40.09 që ka siguruar kandidatja e mbështetur nga ASHE, Keti Bazhdari.

Sipas KQZ-së, deri tani janë numëruar 166 nga 245 qendra votimi, ku Ademi ka siguruar 27.033 vota, ndërsa Bazhdari ka marrë 19 008 vota.

Në Shkodër pjesëmarrja në votime llogaritet në 44.25 për qind.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: