SHKODËR- Kapet dhe ndalohet përgatitësi i minave me telekomandë në Shkodër. Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, të zhvilluar më 26 mars, u arrestua Nadir Shiroku nga fshati Juban i Shkodrës.

Mësohet se Shiroku ka qenë i dënuar në vitin 1996 me 18 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe në vitin 2013, me 8 muaj burg për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”. Rezulton se Shiroku është pjesë përbërëse e një grupi kriminal. Sakaq, nga kontrolli në banesën e 45-vjeçarit u gjetën mina me telekomandë, pistoleta e snajper dhe dylbi Snajperi.

Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe telekomanda, karta telefoni, aparat fotografik etj. Ai akuzohet për “Trafikim te armëve dhe municionit” si dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: