SHKODËR- Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një tjetër operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke asgjësuar 2940 rrënjë. Në vijim të operacioneve antikanabis, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative  dhe në vijim të kontrollit të plotë të territorit, kanë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :

Në lagjen “Viez”, në komunën Postrribë, në Shkodër janë gjetur dhe asgjësuar:

5 parcela me 1460 bimë narkotike Canabis Sattiva.

Operacioni ka vijuar në Lagjën  Mazrek, Komuna Gur i Zi, në Shkodër, ku janë gjetur dhe asgjësuar:

13 parcela me 1430 bimë narkotike Canabis Sattiva. Gjithashtu po gjatë operacionit në Lagjen Lisen, në komunën Vau Dejës, në Shkodër, është gjetur dhe asgjësuar 1 parcelë me 50 bimë narkotike Canabis Sattiva.

Po vijon puna  për identifikimin dhe kapjen e autoreve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: