SHKODËR- Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot 2.320 rrënjë bimë narkotike, ku 850 prej tyre ishin të kultivuara në kubikë.

Burime nga blutë e këtij qyteti bënë me dije se operacioni antikanabis u përqendrua në pyllin e fshatit Mazrek dhe Plan. Gjatë kontrollit u gjetën dhe asgjësuan 9 parcela të kultivuara me gjithsej 820 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Po sot, në pyllin e fshatit Plan, të komunës Pult, u gjetën 2 parcela të kultivuara me 650 rrënjë kanabis, si dhe 850 kubikë me fidanë Canabis Sattiva. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: