SHKODËR- Policia e Shkodrës ka asgjësuar 3 parcela me 1344 rrënjë kanabis sativa. Sipas bluve, parcelat me lëndë narkotike ishte mbjellë në fshatin Mazrek.

Ndërkohë, forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe vënin në pranga të poseduesve të parcelave me drogë.

Kjo nuk është hera e parë që droga mbillet në toka që rezultojnë pa pronarë, gjë që vështirëson akoma më shumë punën e bluve për identifikimin e poseduesve të kanabisit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: