SHKODËR- Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot rreth 400 bimë narkotike Canabis sattiva. Operacioni është zhvilluar gjatë orëve të pasdites së sotme, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative. Blutë kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në fshatin Mazrek dhe në një zonë të shpyllëzuar në mes të pyllit u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies 270 bimë narkotike Canabis Sattiva. Bimët varionin me lartësi 13-20 cm.

Gjithashtu po si rezultat i kontrollit  po në ketë parcelë u gjet dhe një miniserë me 130 kubik me bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva me lartësi 5-7 cm.

Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim të Bimëve narkotike”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: