SHKODËR-Policia e Shkodrës ka asgjësuar 660 rrënjë kanabis në dy operacione antidrogë të zhvilluar 24 orët e fundit. Burime nga policia bëjnë me dije se: “mbi bazen e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Myselim, Komuna Postribë në Shkodër , janë të kultivuara bimë narkotike, është ushtruar një kontroll i imtësishëm ku ka rezultuar se, në vendin e quajtur Lodërtune , në një zonë kodrinore dhe e pyllëzuar , Janë gjetur 400 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat varionin nga 5 deri në 10 cm të larta.”

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjeshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorise së Policisë së Qarkut Shkodër për “Parandalimin e Kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe për “Evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike”, Efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar një tjetër operacion antikanabis.

Pas informacioneve të marra se në fshatin Mnelë, Komuna Vig Mnelë në Shkodër, janë të kultivuara bimë narkotike, u ushtrua një tjetër kontoll i imtësishëm ku ka rezultuar se :

Në vendin e quajtur Currilat , në një pjesë kodrinore , Janë gjetur 260 rrënjë bimë narkotike Canabis Stattiva, të cilat varioni nga 10 deri ne 15 centimetra të larta .”- sqarohet nga policia.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: