SHKODËR- Blutë e Shkodrës kanë asgjësuar 888 bimë narkotike kanabis sattiva pasditen e djeshme. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Shllak, ishin të kultivuara dy parcela me bimë narkotike, shërbimet e Policisë Shkodër kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm ku ka rezultuar se në këto parcela ishin kultivuar 888 rrënjë të dyshuara bimë narkotike me gjatësi 5-15 cm.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa policia po punon për evidentimin dhe kapjen e autorit të kultivimit të bimëve narkotike.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: