SHKODËR- Banorët e fshatit Rragam në Shkodër kanë protestuar sërish sot duke kërkuar rikthimin e energjisë elektrike, të stakuar nga OSHEE, pasi 27 banorë rezultojën të jenë debitorë.

Këta banorë kanë bllokuar sot rrugën Shkodër-Mjedë në shenjë proteste për mungesën e energjisë. Ata shprehen se qeveria duhet t’ju borxhet që ju ka. “Nuk kemi marrë dëmshpërblim për tokat që morën për HEC-et”, thonë banorët.

Sipas OSHEE-së nuk është bërë ndërprerje kolektive, por vetëm për banorët që rezultojnë debitorë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: