SHKODER– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëbisedoi me të rinj të qytetit të Shkodrës për sfidat që kanë ata për papunësinë, për mungesën e shpresës dhe situatën ekonomike. Në takimin e zhvilluar në pedonalen e qytetit pranë Bashkisë, lideri i opozitës i ka njohur të rinjtë me ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet, me vizionin e saj për t’i kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Shkodrës dhe Shqipërisë.


Ulja e taksave dhe e çmimeve, dedikimi i fondeve për projekte që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve është prioritet i kryetari të opozitës.


“Papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%. Mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe çmimeve të energjisë, naftës etj. Heqja e taksave për bizneset që punësojnë të rinj është prioritet i demokratëve. Ekonomia në Shkodër dhe në tërësi në Shqipëri është e vajtueshme. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për shtresat në nevojë”, theksoi Basha.


(el.sp/BalkanWeb)