21 fotografë nga e gjithë bota u bënë bashkë përmes një ekspozite të hapur në teatrin “Migjeni” në Shkodër ku në fokus është dallëndyshja faqebardhë e detit, e cila çdo vit e më shumë rrezikon zhdukjen e saj. Kjo specie e veçantë folezon vetëm në liqenin e Shkodrës sa i përket Shqipërisë shprehet fotografi Jetmir Troshani i cili bën thirrje që të bëhet më shumë kujdes në zhvillimin urban buzë liqenit si e vetmja mundësi për të ruajtur dallëndyshen faqebardhë, por edhe specie të tjera që rrezikojnë ekzistencën e tyre nga ndërtimet infrastrukturore….

Fotografi nga Kosova Granit Hyseni shprehet se faktori njeri po ndikon negativisht ndaj ekspozita me fotot e dallëndyshes faqebardhë është si një thirrje për t’i mundësuar këtyre shpendëve një jetesë të sigurt në liqenin e Shkodrës…

Ndër faktorët që ndikojnë në zhdukjen e dallëndyshes faqebardhë janë edhe peshkimi i ligjshëm pranë zambakëve në liqen ku folezon kjo specie por edhe peshkimi i paligjshëm apo ndotja në brigjet e liqenit të Shkodrës….

Fotografitë me dallëndyshen faqebardhë janë bërë në vende të ndryshme të botës duke përfshirë edhe liqenin e Shkodrës, sepse kjo specie kudo rrezikon zhdukjen e saj nga zhvillimi i vrullshëm urban.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb