SHKODER – Një 50-vjeçar është dërguar pasditen e sotme në spitalin e Shkodrës, me plagë në trup, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një banesë trekatëshe në lagjen “Parrucë” të Shkodrës, ku jetojnë familjet e dy vëllezërve Leva. Fatmirësisht i plagosuri Abdyl Leva ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mundur të lokalizojnë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në ndërtesa të tjera. Ndërkohë ekspertët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: