SHKODËR

Gjykata e Shkodrës ka vendosur ekstradimin me kusht të Ilir Bajrit drejt Italisë. Mbi bazën e kërkesës se Prokurorisë Shkodër, përfaqësuar nga Prokuror Federik Laloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me gjykatës Sokol Shehu, ka vendosur lejimin e ekstradimit me kusht të shtetasit të kërkuar për ekstradim në Itali, Ilir Bajri.

Kjo, për shkak se ky shtetas ka të regjistruar procedimin penal Nr. 60/2018, të Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Në këto kushte, shtetasi Ilir Bajri nuk do të ekstradohet në Itali, për aq kohë sa të jetë e nevojshme për procedimin penal dhe gjykimin në themel të çështjes.

Pritet që koha precize të mund të përcaktohet nga Ministra e Drejtësisë. Burimet bëjnë me dije se vetë shtetasi Ilir Bajri dhe mbrojtësi i tij Avokat Arbër Hoxha, kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës dhe do të bëjnë ankim pranë Gjykatës se Apelit Shkodër brenda afatit ligjor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb