SHKODËR – Gjykata e Shkodrës ka përjashtuar nga vuajtja e dënimit, Pal Pjetrin, personin që ndihmoi drejtësinë në zbardhjen e skandalit të korrupsionit të Kryetarit të Gjykatës së Rrethit Pukë.

Gjykata e kishte dënuar Pjetrin me 1 vit burg, por e rrëzoi vendimin për shkak të ndihmës që ai dha në këtë çështje.

Skandali në Gjykatën e Pukës u zbulua në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’, vitin e kaluar. Në emision u transmetua historia e një familjeje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste për të drejtat elementare të mbijetesës dheu tregua se si ata mund të liroheshin, përmes një zinxhiri sekserësh, që kërkonin para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e përcjellë kjo me zë dhe figurë. Në këtë skandal u përfshinë 9 persona, ndërmjet tyre p♪7r korrupsion pasiv edhe Pëllumb Prençi, ish-drejtues i Prokurorisë Pukë dhe Shtjefen Lleshi, ish-Kryetar i Gjykatës së Pukë.

Çështja nisi të hetohet me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla; fillimisht nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe, pasi gjykata e kryeqytetit shpalli moskompetencën, kjo çështje, sipas Kodit të Procedurës Penale, i kaloi për shqyrtimin Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si “gjykata më e afërt” e qytetit Pukë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb