Një 63-vjeçar, banues në Golem të Shkodrës është gjetur i pajetë në anë të rrugës së fshatit ku jetonte.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak, që ka çuar në humbjen e jetës së tij.

Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 63-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në fshatin Golem, në anë të rrugës së këtij fshati, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit R. A., 63 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të humbjes së jetës së 63 vjeçarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb