*Fushata “Unë zgjedh arsimin profesional” sot në Shkoder

SHKODER-Ministria e Punës ka vijuar në Shkodër, fushatën ‘Unë zgjedh arsimin profesional”. Mësohet se kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi iu bashkua këtij aktiviteti duke e mbështetur apelin për zgjedhjen e arsimit profesional si kërkesë e tregut të punës sot.

“Bizneset duan njerëz të kualifikuar. Biznesi do të punësojë, por jo gjithmonë ka të kualifikuar. Shkodra ka një traditë të mirë të arsimit profesional, unë dua të kërkoj një marreveshje të mundshme mes qeverise dhe bashkisë per shkollat profesionale.
Praktika e nxënësve të shkollave profesionale të bëhet në institucionet lokale, bashkia ua mundëson këtë”, u shpreh Ademmi.

Nga ana e tij, ministri Klosi iu përgjigj se, Shkodra ka një traditë për arsimin profesional ndërsa shtoi se diplomat e arsimit profesional së shpejti do të njihen dhe në tregun europian të punës.
“Jemi në një fushatë për të bërë të qartë se arsimi profesional është e tashme dhe e ardhmja për tregun e punës. Është arsimi profesional që është i pranuar edhe nga tregu europian i punës. Arsimin profesional duam të bëjmë temë të dites, sepse realisht duam që njerezit ta kuptojnë se me arsim profesional merr një zanat, të ofron punë, një pagë shumë herë më të mirë, ka gjithashtu mundesi per vijimin e universitetit dhe aftesimin e metejshem. Shkodra ka tradite per arsimin profesional, jane 4 shkolla. Do ti japim shkolles profesionale, emrin e shkolles me te mire ne rajon. Ambasada italiane do te investoje gjysme milion euro per ta modernizuar ate. Diplomat e arsimit profesional shume shpejt do te njihen edhe ne tregun europian të punës.
Dyfishimi i diplomave është dyfishim i ekonomisë së vendit. Këto janë mekanizma që i ka provuar bota”, tha Klosi.

Ministria e Punes dhe Mirqenies Sociale ben me dije se, kater shkollat profesionale te Shkodres do te shnderrohen ne qendra ekselence me fonde nga partneret:
Shkolla Industriale do kthehet ne qender multifunksionale me mbeshtetjen financiare te ambasades italiane.
Shkolla teknologjike do te mbeshtetet financiarisht nga Britania.
Shkolla Bujqesore e Bushatit nga fonde te BE-se, dhe shkolla Bujqesore nga Finlanda.
Mbeshtetja teknike dhe financiare per keto kater shkolla do te mundesoje rritjen e cilesise dhe kapaciteteve per dyfishimin e nxenesve dhe atyre qe do te ndjekin kurse per zanatet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb