Ka përfunduar takimi i zëvendësministrit të Brendshëm në Shkodër, Sandër Lleshi,  me policinë e qarkut të Shkodrës. Për mbi dy orë Lleshi zhvilloi takim me drejtues të lartë të policisë, përgjegjës sektorësh por edhe efektivë të tjerë.

Ministri Lleshi ka dhënë disa porosi te qarta për të gjithë drejtuesit sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrollet për element kriminal që mund të levizin në qytet por edhe një patrullim të shtuar në akse të ndryshme problematike.

Sipas burimeve, Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se zëvendësministri Lleshi ka qenë i prerë në disa porosi të tij duke kërkuar një sherbim sa më cilësor te policisë.

Gjithashtu, mes poriosive të tjera theksohet se efektivët duhet që të kenë kujdes në imazhin e tyre në raport me qytetarët. Shkodra është qyteti i parë pas Tiranës që zëvendësministri Lleshi zhvillon një takim pas marrjes së postit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb