SHKODËR – Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçar në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa adoleshenti dilte nga banesa e tij.

16-vjeçari me iniciale K.D është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet e para të policisë, dyshohet se ai është konfliktuar me persona ende të paidentifikuar, të cilët pasi e kanë qëlluar kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë parë të gjakosur të riun në rrugë duke njoftuar policinë. Kjo e fundit ka nisur punën për identifikimin e autorëve.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: