SHKODËR– Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një kazino në qytetin e Shkodrës, në orët e vona të së mërkurës.
Një person i armatosur dhe me armë zjarri pasi ka hyrë në kazino, nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një shumë parash dhe është larguar me shpejtësi. Pasi ka marrë paratë grabitësi është larguar me një mjet që e priste jashtë kazinosë.
Mësohet se në kazino në momentin e grabitjes përveç personelit ka pasur edhe klientë. Policia në vendngjarje po punon për identifikimin e grabitësit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)