Partia Demokratike në Shkodër ka reaguar lidhur me procesin e votimit të deritanishëm si edhe deklaratat e maxhorancës që pasojnë atë.

“Partia Demokratike Shkodër vëren se çuditërisht maxhoranca në deklaratat e sajë po mburret për qetësinë që po e shoqëron procesin e votimeve, dhe e quan si një meritë të mirë organizimit qeveritar të këtyre zgjedhjeve të cilësuara si më të mirat e 30 viteve.” -thuhet në deklaratë, ku theksohet se kjo situatë na sjell 30 vjet prapa në kohën e qetësisë olimpike që shoqëronte zgjedhjet mashtruese të sistemit mono-partiak.

“Një terr i plotë informativ mbi ecurinë e pjesëmarrjes në këto votime të stisura. Asnjë impenjim minimal që ligjërisht duhet të raportohet here pas here, çdo dy orë, në një proces të tillë nga KQZ dhe KZAZ përkatëse.Një entuziazëm i pa-parë drejt një të ardhme të ndritur, mbuluar në terrin e kutive të përpunuara.Sot kishte apati dhe shumë pasiguri, sot kishte mos dëshirë dhe bojkot masiv dhe kështu mendojmë te jete edhe ne këtë kohe qe ka mbetur.

Pjesëmarrja ne votime sipas vete KQZ akoma jo zyrtare sipas deklarimit te kryetarit te këtij komisioni për Bashkinë Shkodër është vetëm rreth 5 %.Do jemi vigjilentë deri në fund të procesit.” –përfundon PD e Shkodrës deklaratën shpërndarë mediave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb