SHKODER- Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme dy persona të cilët akuzohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes. Të ndaluarit janë Arlind Haxhija, 25 vjeç, dhe Saimir Hajdari 37 vjeç, të dy banues në Shkodër.

25-vjeçari akuzohet se i ka vjedhur një shtetasi shumën prej 3.700 Euro, si dhe një kasetofon brenda automjetit të tij.

Ndërsa Hajdari rezulton autor i vjedhjes së një biçiklete në këtë qytet. Sipas Policisë dy vjedhjet janë të dokumentuara me prova ligjore dhe arrestimet janë bërë në në kuadër të një plani masash për parandalimin e ngjarjeve si vjedhje apo shkatërrimi i pronës. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja”.
(e.o/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: