SHKODER

51 kg kanabis dhe një sasi fishekësh luftarakë u sekuestruan sot nga policia në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “Pult”.  Ndërkoha burime zyrtarë nga policia bëjnë të ditur se dy persona janë shpallur në kërkim, pasi mund të largohen.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pult”.

SekuestroheN 51 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një sasi fishekësh luftarakë.

Shpallen në kërkim dy persona, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor mundën të largohen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikët në DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pult”, si rezultat i të cilit, gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pa banuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.

Si rezultat i operacionit dhe veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy shtetasve K. L. 27 vjeç dhe M. L. 24 vjeç, të dy banues në fshatin Plan, Shkodër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb