SHKODËR- Shoqëria e Transportit Urban në Shkodër ka nisur sot një protestë për subvencionet e prapambetura. Ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestën deri në grenë urie nëse bashki8a nuk iu likuidon subvencionet e prapambetura.

Shoqata e Transportit urban kërkon ndër të tjera edhe rritjen e çmimit të biletës, në 40 lekë ashtu si në Tiranë.


“Do bëjmë grevë urie deri në një afat të pacaktuar. Do bllokojmë shërbimin për qytetarët. Kemi bërë disa kërkesa, bashkia nuk na ka sjellë asnjë përgjigje. Kërkojmë sasinë e aboneve për studentët, bashkia të na likuidojë subvencionet e prapambetura. Çmimi i biletës të rritet në 40 lekë”.
(ma.ar/BalkanWeb)



Etiketa: