SHKODER– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme pranë banesës së një polici në qytetin e Shkodrës. Fatmirësisht nga të shtënat që vinin në drejtim të banesës së punonjësit të policisë me inicialet K. K, 55 vjeç, nuk ka të lënduar.

Uniformat blu të Shkodrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale S.H, i dyshuar si autor i të shtënave.

Policia ka nisur tashmë hetimet për motivet e kësaj ngjarje, dhe po punohet për kapjen e autorit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: