SHKODER-Një argjendari ishte vënë në shënjestër të grabitësve mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Rus’ të Shkodrës. Por fatmirësisht, autorët nuk kanë përfunduar misionin dhe kanë rënë në pranga.

Policia e Shkodrës bën me dije se 2 persona janë arrestuar në tentativën e grabitjes së floririt në një argjendari në lagjen ‘Rus’. Veprimet e tyre janë pikasur në kohë nga policia duke shmangur kështu një tjetër vepër të rëndë penale, atë të vjedhjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: