SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për autorin e dyshuar të vrasjes së fqinjit të tij me probleme mendore.
Ndok Veçaj akuzohet se ka vrarë me armë zjarri komshiun Nik Bungu, 55-vjeç, ne oborrin e banesës së tij, pasi mendoi se ky i fundit ishte hajdut.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 shkurt në fshatin Shtoj i Ri. Burime policore bënë me dije se viktima është identifikuar, Nik Bungu, i cili u gjet i pajetë pranë banesës së Nok Vocajt. Në një komunikatë për shtyp, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se “Më datë 21.02.2016 në orën 02:00 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është marrë njoftim se në fshatin “Shtoj i Vjetër”, njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër, brenda rrethimit të banesës së Ndokë Vecaj, 76 vjeç, është gjetur i vrarë me armë gjahu, Nikë Bungu, 55 vjeç banues në fshatin “Shtoj i Vjetër” njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër.”, theksohet në njoftim.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së Ndokë Vecaj në fshatit “Shtoj i Vjetër”.
Sakaq, pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër. Më pas i zoti i banesës kur ka dëgjuar serish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Nikë Bungu, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në cilësinë e provës materiale është bllokuar një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen. Policia në përfundim të veprimeve të para hetimore ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës Ndokë Vecaj, si autor të dyshuar të vrasjes. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)
