SHKODER – Në një aksion të përbashkët mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe “Crown Agents”, mbështetur nga Policia e Shtetit, janë bllokuar disa linja prodhimi duhani dhe paketimi të cigareve, të cilët vepronin ilegalisht në periferi të qytetit të Shkodrës.
Sipas të dhënave, në momentin e kontrollit janë gjetur 5.5 tonë duhan dhe 9 makineri grirëse. Gjithashtu janë gjetur mbi 48 mijë paketa të përgatitura, por edhe duhan i grirë në sasi të mëdha, të cilët më pas do të hidheshin ilegalisht në treg.
Drejtuesit e Tatimeve dhe të hetimit tatimor dyshojnë se bëhet fjalë për një rrjet të mirëorganizuar që përfshin edhe organizata kriminale në Maqedoni dhe Malin e Zi. Gjatë kontrollit u gjetën cigare me etiketa të shkruara maqedonisht, me shumë gjasa të porositura për tregun e vendit fqinj.
Ndërkaq Policia arrestoi në flagrancë dy persona, M.M 50 vjeç dhe S.H 62 vjeç, të cilët akuzohen për prodhimi të kundraligjshëm të artikujve industrialë. Në ambientet e marra me qira nga 50-vjecari M.M, pas kontrollit ushtruar janë gjetur 800 kg duhan të grire refuzho, 96 koli me nga 45 steka me cigare me mbishkrim DS,LUX dhe BEST si dhe dy makina për prodhimin dhe përpunimin e duhanit, të cilët nuk disponon dokumentacion tatimor. Kurse në ambientet e mara me qira nga 62-vjecari S.H u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy makina për prodhimin dhe përpunimin e duhanit dhe 25 thasë me duhan refuxho të cilët nuk disponon dokumentacion tatimor.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: