Qarku i Shkodrës, rezulton të jetë më problematiku, pasi gati 50% e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritetet vendore deri në orën 09:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Sipas KQZ-së, në bazë të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se tek shkolla “Edit Durham” në lagjen Mar Lula ka 4 Qendra Votimi, të cilat janë hapur dhe kanë filluar punën. Po ashtu eshtë hapur QV nr 271 dhe 2711 te Shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” gjendja është normale, është hapur që në 7:00, ka votues.

Në Koplik në KZAZ 1 ku janë Qv 00472 dhe 0048 akoma po punohet. Raprtohet se votimi ka filluar normalisht në shkollën “Skënderbeg” si dhe në 6 QV në KZAZ 5 te shkolla “Ali Lacaj”.
Në qarkun Shkodër deri në orën 07:30 janë hapur tërësisht QV në:

Në KZAZ e qytetit Shkodër, janë 4 QV pa u hapur në ZAZ 3, janë 4 QV pa u hapur në KZAZ 4. Janë hapur të gjitha QV në KZAZ 5. Po ashtu janë KZAZ 2 dhe 8 pa hapur: 6 në Postribë, 1 në Dajç, 1 në Kuç dhe Guri Zi.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: